Doris Pak  ‘shuplakë’ Mickovskit

0

Kryetarja e asociacionit të grave në partinë popullore europiane, Doris Pak në profilin e saj në Twitter ka thënë se PPE nuk duhet të lejojë sjelljen e drejtuesve të VMRO-DPMNE-së ndaj tetë deputetëve të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese, në kundërshtim me qendrimet e partisë.

“Është e pa pranueshme që 8 deputetët e VMRO-së që votuan pro marrëveshjes me Greqinë të kërcënohen dhe të trajtohen si kriminel”, deklaroi Pak, pas takimit me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickovski në Helsinkki, ku po mbahet Kongresi i PPE-së, njofton agjencia e lajmeve INA.

Dyshohet se VMRO ka vazhduar kërncënimet ndaj 8 deputetëve, duke organizuar edhe protesta para shtëpive të tyre. (INA)