Dortmund dhe Milan bëjnë paqe, disfatë e PSG! Fitojnë City, Lazio e Barça në Champions

Picture of INA
INA

05/10/2023

Emocione të mëdha në Champions, mbrëmjen e djeshme u luajtën ndeshjet e xhiros së dytë të grupeve. Në Grupin F, Newcastle i dha leksion futbolli PSG-së, duke e mundur 4-1 në St. James’ Park (Newcastle).

Qymyrxhinjtë” i befasuan të gjithë duke shënuar 3 herë radhazi në portën e kampionëve të Francës. Siparin e golave e hapi Almiron, ndërsa brenda fraksionit të parë dyfishoi Burn. Në kolaps total, ekipi i Enrique pësoi golin e 3-të me fillimin e pjesës së dytë nga Longstaff. Hernandez ngushtoi shifrat menjëherë, por parisienët nuk ia dolën dot të ktheheshin në lojë. Në fund, anglezët vulosën rezultatin në 4-1 me Schar.

Në takimin tjetër të grupit, Dortmund dhe Milan barazuan 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta në “Signal Iduna Park”, asnjëra nga skuadrat nuk shënoi dot. Sa i takon renditjes, kryeson Neëcastle me 4 pikë, 1 më shumë se PSG e vendit të dytë dhe 2 më shumë se Milan e vendit të 3-të. Në fund qëndrojnë verdhezinjtë e Terzic, me vetëm 1 pikë.

Në grupin H, Barcelona mundi 0-1 Porton në Portugali, me katalanasit që iu falën golit të Torres. Me këtë rezultat, ekipi i Xavit kryeson me 6 pikë, më pas vjen Porto me 3 pikë.

Në Grupin E, Lazio bën detyrën në Skoci ndaj Celtic. Një sukses 1-2 për italianët, i ardhur vetëm në fund të takimit. Furuhashi “tundi rrjetën” për vendasit, ndërsa djemtë e Sarrit përmbysën llogaritë me Vecinon dhe Pedro. Kështu, Hysaj me shokë renditet në vendin e dytë me 4 pikë, 4 pikë ka edhe Atletico në krye.

Në Grupin G, Manchester City likuidoi 1-3 Leipzig. Foden, Alvarez dhe Doku vendosën emrin në listën e golashënuesve te kampionët në fuqi të Europës, që pavarësisht rezultatit hasën vështirësi në Gjermani, pasi Openda ishte autori i golit të përkohshëm të barazimit.

Ekipi i Guardiolës kryeson me 6 pikë dhe është në rrugën e mbarë për kualifikimin tutje. Leipzig tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shikojë nga ndeshja e radhës, aktualisht është e dyta me 3 pikë.

TË FUNDIT
3 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
5 orë
Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose...
5 orë
Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”...
5 orë
Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet
5 orë
Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

ME TE LEXUARA

15 orë
Zvicra i shënon gjermanëve, mbyllet pjesa e parë
3 orë
Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu
14 orë
Rezultat që nuk i konvenon Shqipërisë, Hungaria e mposht në fund Skocinë
1 ditë
Sot dy ndeshje në Euro 2024: Vëmendja tek sfida Zvicër – Gjermani
14 orë
Gjermanët dhe Zviceranët ndahen me barazim, por ecin përpara

LEXO MË SHUMË

berat gjimshiti

Gjimshiti: Me Spanjën s’është e pamundur, do u tregojmë pse jemi këtu

zvicra

Vijimi i “Euro 2024”/ Zvicra kundërshtare e mundshme e Italisë, ose…

zlatko dalic

Zlatko Daliç, optimist për kualifikimin: “Jemi gati për të mundur Italinë”…

messi

Messi sot e ka ditëlindjen, i mbush 36 vjet

Ronaldo

Ronaldo: Në vend të parë, krenar për këtë ekip!

kroacia futboll

Kroaci–Itali luhet për gjithçka

kombetarja

Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë

xhaka zvicer

Granit Xhaka, lojtari më i mirë i ndeshjes Gjermani – Zvicër nga UEFA

spaleti

Plani i Spalletit:​Italiani më i mirë kundër Shqipërisë mbetet në stol ndaj Kroacisë

INFO

NA NDIQ