Dortmundi mposhti Chelsean, Benfica fiton ndaj Club Brugge

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/02/2023

Ka përfunduar me rezultatin minimal 1 me 0, sfida në stadiumin “Signal Iduna Park”, mes Borussia Dortmund dhe Chelsea, përballje kjo e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League.

Pjesa e parë e sfidës pati një dominim total nga gjermanët, megjithatë rastet e tepërta të krijuara nga vendasit u ndalën përpara portierit Kepa.

Me nisjen e pjesës së dytë “blutë” e Londrës u duk sikur rigjetën veten, por Kobel ishte fantastik mbrëmjen e sotme, teksa ka bërë disa herë heroin duke i mohuar djemve të Chelsea, gola të sigurtë.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte në minutën e 63’-të nga talenti i sulmit gjerman, Karim Adeyemi, i cili pasi dribloi 4 futbollistë të “bluve” driblon dhe portierin Kepa, duke e çuar topin në portën e boshatisur të kundërshtarëve.

Me këtë fitore Borussia është 1 hap më afër kualifikimit për në raundin tjetër. Ndërkaq, kujtojmë se ndeshja e radhës me 2 klube do të luhet në “Stamford Bridge”, mbrëmjen e 7 marsit.

Benfica është me një këmbë në çerekfinale të Champions League. Skuadra portugeze mundi belgët e Club Brugge 0-2 në ndeshjen e parë.

Golat për Benfica u realizuan të dy në pjesën e dytë me Joao Mario 51′ me penallti, dhe Neres 88′. Ndërkohë, ndeshja e radhës luhet në “Estadio da Luz” më 7 mars.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rosi roma rossi

Roma përgatit kontratën e re për De Rossin

futboll

Man City dhe Chelsea takohen sonte në gjysmëfinale të Kupës FA

berat-gjimshiti-djimshiti

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

XHAKA GRANIT

Granit Xhaka po çmend, as anglezët nuk e ndalen

fenerbahce

Fenerbahce eliminohet

salah

Liverpoolit nuk i bën punë fitorja, eliminohet nga Atalanta e Gjimshitit

kloop

Klopp: Krijuam 67 goditje në tre ndeshjet që nuk i fituam, e çuditshme

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

INFO

NA NDIQ