Dosja e FBI / Pëllumb Salillari i dha 5 milionë USD McGonigal për ta shpëtuar nga lista e zezë e SHBA-ve. Oligarku akuzohet për …

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15 Shkurt, 2023

John Schindler, ish-analist i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, shkruan në median amerikane “Washington Examiner se ish-kryeagjenti i FBI, Charles McGonigal, u ka marrë rreth 30 milionë euro oligarkëve shqiptarë për t’i shpëtuar nga përfshirja në listën e zezë të SHBA-ve.

Biznesmenët dhe politikanët e korruptuar shqiptarë ‘peshkoheshin’ fillimisht nga Agron Neza dhe me sa duket edhe nga Dorjan Duçka, dy shoqërues të McGonigal në aventurën e tij të zhvatjes në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Më pas shfaqej kryeagjenti i FBI-së McGonigal, i cili mund të hapte hetime në SHBA si dhe ndërhynte për të vonuar shpalljen non grata apo ndoshta edhe për të zhbërë dosje.

Oligarkët e Tiranës shkonin fillimish për të ‘parë fatin’ tek Charles McGonigal, në hollin e hotelit të një oligarku në Tiranë.

Pasi Charles McGonigal u tregonte fatin e zi, ata bënin gati çantat me para për të shpëtuar nga lista e zezë.

Tek dyshja Charles McGonigal dhe Agron Neza është ‘falur’ edhe oligarku Pëllumb Salillari, një nga oktapodët e mëdhenj të korrupsionit, përfitimit të parave publike me tenderave korruptivë, krimeve mjediose, blerjes së mediave, blerjes së prokurorëve, segmenteve policore etj.

Një burim i inteligjencës shqiptare, duke iu referuar dosjes së FBI, tha se Salillari ka paguar 5 milionë euro tek kryeagjenti McGonigal, për t’i bërë derman, për ta shpëtuar nga lista e zezë.

Korrierët e lëvizjes janë habitur nga pesha e çantave me dollarë, të cilat i kanë nxjerrë nga vilat e Pëllumb Salillarit për tek skutat e agjentëve mashtrues.

Salillari nuk udhëton dot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të ka një dosje të zezë, për t’u shpallur non grata.

Sipas të njëjtit burime, Salillari akuzohet për ndikim sistematik të paligjshēm në sitemin e drejtësisë, duke korruptuar me para një numër të madhe gjyqtarësh dhe prokurorësh, për të mbyllur aferat e tij dhe për t’i shpëtuar veprimit të ligjit penal.

Salillari, sipas dosjes, paguan çdo muaj një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh, ashtu siç paguanin disa koka krimi punonjës të caktuar policie.

Oligarku Pëllumb Salillari akuzohet për korrupsion madhor një grup kryebashkiakësh dhe drejtorësh, me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit.

Salillari, sipas dosjes amerikane, akuzohet për thyerje të ligjeve, pastrim masiv parash, bashkëpunim me grupe kriminale, shantazh dhe korruptim.

Salillari është identifikuar me krime mjedisore, manipulim të gjykatave, ndërtime pa leje, falsifikime etj. McGonigal në SHBA pasi Salillari i ka dhënē 5 milionë USD nga paratë që oligarku ka vjedhur në buxhetin e shtetit me tendera./Burimi: Infront-al.com

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

INFO

NA NDIQ