Doublethink dhe shqiptarët në Maqedoni

Picture of INA
INA

13/06/2025

Doublethink dhe shqiptarët në Maqedoni (Mashtrimi i madh)

Nga Muhamer Pajaziti

“Doublethink” është një koncept tronditës, i krijuar nga George Orwell në romanin e tij distopik 1984. Ai përshkruan aftësinë – ose më saktë, detyrimin – për të mbajtur në mendje dy ide kontradiktore dhe për t’i besuar të dyjave njëkohësisht.

Në thelb, “doublethink” është të dish se diçka është gënjeshtër, por ta besosh si të ishte e vërtetë. Të mohosh realitetin, ndërkohë që je plotësisht i vetëdijshëm se po e mohon.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jetojnë me këtë realitet për më shumë se dy dekada. Ata kanë mësuar ta pranojnë mashtrimin politik si të vërtetë, ta quajnë propagandën si përparim dhe të heshtin përballë padrejtësive.

Në fakt, shqiptarët janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Ata e dinë se shteti u përket maqedonasve, se vetë ata me përfaqësuesit e tyre politikë janë vetëm shërbëtorë të sistemit. E megjithatë, ata sërish e pranojnë këtë realitet.

U thonë se do të luftohet korrupsioni – dhe ata e besojnë, ndonëse e dinë se këtë e thonë njerëz të zhytur në korrupsion.
U premtohet mirëqenie – dhe ata e dëgjojnë, ndonëse jetojnë në pasiguri, ankth dhe varfëri të shtuar.
U shiten lajme, propagandë, fushata me ngjyra e flamuj – dhe ata heshtin, ndonëse e dinë se gjithçka është një mashtrim i stërpërsëritur.

Shqiptarët janë të majorizuar. Gjuha e tyre është sekondare, ndërsa maqedonishtja ka përparësi. Nuk janë të përfshirë në simbolet e shtetit, nuk e kanë himnin e tyre dhe në Kushtetutë mbeten vetëm “komunitet jo-shumicë”. Ata kontribuojnë në buxhet përmes tatimeve dhe remitancave, por nuk kanë qasje në vendimmarrje ekonomike e financiare.

Shqiptarët në Maqedoni gëzojnë “të drejtat e 20%”-shit. Edhe ato të drejta që fitohen përmes kompromiseve politike, mund t’i rrëzojë një telefonatë apo një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

Trekëndëshi politik: Tirana, Prishtina dhe partitë shqiptare në Shkup, së bashku me heshtjen e faktorit ndërkombëtar, e ushqejnë këtë “doublethink”. Ata ruajnë status quon, mbajnë pushtetin dhe i shesin shqiptarëve mashtrimin si sukses.

TË FUNDIT

Një urim ndryshe nga Xhensila për ditëlindjen e Ledrit

ASH: Rezoluta e BE-së alarmon për ndikimin serbo-rus, Brukseli e kuptoi, a e kupton edhe VLEN?

Mickoski: Janë arrestuar disa persona për shkaktimin e zjarreve – po luftojmë me stuhinë e zjarrit

BDI: Shqiptarët po përjashtohen, në Agjencinë për Siguri Kombëtare rezultati është 40:1

Maksi i ZNAM-it me tone të ashpra nacionaliste pas raportit të Parlamentit Evropian

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË