Douglas Costa ‘pëlqen’ kalimin tek Man Utd

0

Ylli i Juventus, Douglas Costa, duket se do të pëlqente një transferim tek skuadra e Manchester United.

Costa është aktualisht jo aktiv, pasi ka pësuar një aksident me veturë, i cili i ka pamundësuar atij paraqitjen me skuadrën.

Por, ai duket se është aktiv në rrjetet sociale, ku në ‘Twitter’ ka pëlqyer një postim i cili fliste për një kalim të mundshëm të tij tek Man Utd, transmeton lajmi.net.

Ky veprim ishte ‘zbuluar’ nga tifozët, më pas, disa orë më vonë ishte fshirë nga ylli brazilian.

Vlen të cekët se në atë postim thuhej se Costa mund të kalojë në ‘Old Trafford’ për 60 milionë euro.