Dr.Arben Agolli: Dibrës do t’ia kthejmë shpresën, dinjitetin dhe vlerën që ka

0

Ajo që sot i nevoitet Dibrës dhe është prioriteti kryesor emergjent mbrenda ketij qyteti mund ta gjeni mbrenda slloganit tim, “ Shpresë për Dibrën” !, kështu thotë kandidati për kryetar të Dibrës, dr.Arben Agolli në intervistën për INA. Ai flet për sfidën e dytë të radhës për Dibrës, duke theksuar se më 21 prill do ti kthehet dinjiteti dhe vlera e munguar kësaj komune shqiptare të lënë prapa.

INA: Sërish i keni hyrë garës për kreun e komunës. Pse vendoset për një sfidë të dytë?

Dr.Arben Agolli: Fatkeqësisht Dibra pati një humbje të padëshiruar dhe të papritur, humbi kryetarin e saj të ndjerin Ruzhdi Lata me të cilin unë isha në garë në zgjedhjet e kaluara. Pata mbështetje të madhe tek qytetarët, punë të jashtëzakonshme dhe për këtë ndjeva një lloj obligimi moral që ta vazhdoja rrugën time, dëshirën dhe shpresën që Dibrës ti kthejm dinjitetin dhe vlerën e munguar.

INA: Çka i nevojitet Dibrës si nevojë emergjente dhe që nuk është bërë?

Dr.Arben Agolli: Ajo që sot i nevoitet Dibrës dhe është prioriteti kryesor emergjent mbrenda ketij qyteti mund ta gjeni mbrenda slloganit tim, “ Shpresë për Dibrën” ! Shpresa mbi të gjitha. Dibra është qytet i vënë në gjumë, rinia të vetmen ëndërr që ka dhe shembull suksesi është Emigrimi. Kjo është plagë që rrëndon mbi supet e çdo Dibrani, dhe unë duke qenë plotësisht i përgjegjshëm për këtë po punoj me ekipin tim që nëse nesër do të udheheq me komunën e Dibrës, të kthejm Dinamizmin dhe gjallërinë mbrenda qytetit, me projekte, ide dhe me forcën inovative të rinisë Dibrane. Do punoj për një qytet me aktivitete dhe intenzitet per permisimin e infrastruktures por edhe jetes kulturore, artistike dhe sportive në qytet. Dibra ka nevojë urgjente për transparence, ndershmëri dhe vullnet mbrenda istitucionit të komunës dhe unë jua premtoj këtë të gjithë Dibranëve me përgjegjësi të plotë. “Uji që rrjedh pihet” ndaj mendoj që është koha dhe momenti i duhur për ndryshim të cilin jam i bindur që do ta ndjeni me 21 prill !

INA: Cilat janë prioritetet e programit tuaj për Dibrën?

Dr.Arben Agolli: Duke pas parasysh se mandati nuk është i plotë,dmth janë 2 vite e ca muaj për të menaxhuar me komunën,Unë dhe ekipi im kemi shqyrtuar tre prioritete të rrëndësishme që duhet të realizohen për këtë periudhë,dhe atë : sigurimi i ujit të pijshëm 24/7 ,rehabilitimi dhe mirmbajtja e deponisë së qytetit si dhe modernizimi, përmisimi dhe zgjerimi i infrastrukturës rrugore brenda qytetit dhe rrugëve periferike.Sigurisht do të realizojmë edhe programe dhe projekte më të vogla por të rrëndësishme në sferën e kulturës,arsimit dhe sportit.

INA: Si e shihni ofertën e kundërkandidatit tuaj?

Dr.Arben Agolli: Më duket hipokrizi të flasësh për vizion mbrenda një subjekti që ka patur afërsisht dy dekada pushtet dhe ajo që ju ka ofruar shqiptarëve është bileta e avionit me vetëm një drejtim. Nuk mund të ketë vizion mbrenda një subjekti ku dominojnë pazaret.

Qytetarë e dinë që subjekti nga i cili kandidon dr. Hekurani të vetmin Vizion që ka është lufta për karrike dhe pushtet. Nuk mund të paraqesësh vizion nga dera e një subjektit që ka funksionuar vetëm si qark i mbyllur. Të bësh çdo ditë të njejtën gjë e të presësh rezultate të ndryshme më duket jo Vizionare por ngecje në vënd numro.

INA: Mërgimi është një plagë e rëndë për Dibrën. Si e shihni këtë dukuri dhe çfarë do bëni me diasporën?

Dr. Arben Agolli: Migrimi është një plagë e madhe e popullit shqiptar,sidomos tek ne në Dibër është i theksuar më shumë.Shkaqet që sjellin migrimin e njerëzve mund të jenë të natyrës shoqërore,që janë luftrat,destabilizimi politik,siguria etj.,si dhe të natyrës ekonomike që janë uria,varfëria dhe dëshira për një jetë më të mirë.Fatkeqsisht në këtë shtet por edhe në Dibër janë të pranishme të gjitha këto elemente që përmenda më siper.

Do gënjeja nëse unë u premtoj dibranëve se me ardhjen time në krye të komunës, do mund të ndaloj migrimin. Ndalimi i migrimit është një proces që zgjat dhe sigurisht kërkon angazhim të qeverisë dhe të shtetit per ta arritur këtë. Gjithsesi kjo nuk na ndalon që të bëjmë përpjekje që ta zbusim këtë fenomen në Dibër. Unë do të angazhohem maksimalisht për një zhvillim të qëndrueshëm,me projekte në sfera të ndryshme ekonomike. Do përmisojmë klimën e biznesit,duke thithur investitorë nga jashte dhe brenda shtetit,dhe te njejtëve o do tu bëjmë lehtësime në taksa dhe tarifa komunale nëse ato investime do të sjellin punësime të reja. (INA)