Reparti i Urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës po përjeton një epokë të re zhvillimi dhe modernizimi falë përkushtimit dhe vizionit të Dr. Erzen Elezit, Kryeshef i këtij reparti. Ky donacion i plotë, që përfshin pajisje të avancuara kirurgjikale dhe teknologji diagnostikuese moderne, përbën një ndër investimet më domethënëse që i është bërë ndonjëherë repartit të Urologjisë.
“Ky nuk është thjesht një investim në pajisje, por një angazhim për të ofruar shërbim cilësor, dinjitoz dhe bashkëkohor për çdo pacient,” – shprehet Dr. Elezi.
Me këtë akt të rrallë dhe frymëzues, ai ka treguar se roli i një mjeku shkon përtej detyrës së përditshme – është një mision i vazhdueshëm për të përmirësuar sistemin shëndetësor dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.
Stafi mjekësor dhe drejtues i institucionit shëndetësor shprehin mirënjohjen më të thellë për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, i cili i jep frymë të re punës së përditshme dhe rrit standardin e kujdesit mjekësor në vend.
Dr. Erzen Elezi vazhdon të jetë një shembull i rrallë i përkushtimit, vizionit dhe humanizmit në shëndetësi. /tetova1/