Shkupi përballet me krizë higjieno-sanitare – Dr. Fadil Cana: “Kryeqyteti po kthehet në një bombë biologjike!”

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2025

Në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë ditët e fundit qytetin e Shkupit, problemet me menaxhimin e mbeturinave janë përkeqësuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin publik.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shkup, Dr. Fadil Cana, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar, duke e cilësuar atë si rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët. Në një deklaratë të publikuar sot në rrjete sociale, ai shprehet:

“Në këto temperatura të nxehta Shkupi po mbytet në mbeturina – ndërsa autoritetet e kryeqytetit heshtin! Kryetarja e Shkupit ka dështuar plotësisht në një nga detyrat më themelore: pastrimin e qytetit. Rrugët janë kthyer në deponi të hapura. Era e keqe, infeksionet, brejtësit dhe insektet po bëhen pjesë e përditshmërisë sonë.
❌ Ky nuk është vetëm dështim menaxherial – është rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin publik!
📉 Sëmundjet infektive nuk presin furnizimet publike dhe premtimet boshe!
Autoritetet e Shkupit e kanë kthyer kryeqytetin në një bombë biologjike që rrezikon fëmijët tanë, të moshuarit dhe gjithë banorët.
📢 Mjaft me paaftësinë!
Mjaft me injorancën!
Shkupi ka nevojë për përgjegjësi, jo propagandë!”, ka shkruar Dr.Fadil Cana. (INA)

Deklarata e Dr. Canës vjen në një moment kur qyteti po përballet me grumbullim masiv të mbetjeve urbane, duke rritur rrezikun për shpërthim të infeksioneve, në veçanti në zonat e dendura urbane. Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se nëse nuk merren masa të menjëhershme, situata mund të përkeqësohet, duke rënduar sistemin shëndetësor dhe duke rrezikuar kategoritë më të ndjeshme të popullsisë.(INA)

TË FUNDIT

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË