Dr. Faton Bislimi takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën Jim O’Brien në Washington

ina-online
ina-online

26/10/2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, dr. Faton Bislimi ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Jim O’Brien, gjatë vizitës së tij në Washington.

Këtë e ka bërë të ditur dr. Bislimi përmes një statusi në Facebook.

Dr. Faton Bislimi është politikani i parë nga Kosova që ka takuar O’Brien, i cili vetëm para pak dite mori pozitën e Ndihmës Sekretarin të Shtetit për Europën në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.

Dr. Faton BISLIMI në Kanada e Kosovë, është edhe Antar i Bordit Botues Ndërkombëtar të “Gazeta e Alpeve”, i Ftuar Nderi e pjesmarrës elitar në “Kuvendin Kombëtar të Alpeve” në Vermosh-Kelmend (Malësi e Madhe, 31 korrik 2022) dhe në “Takimi i Tretë i Plavë-Gucisë” në Vuthaj (1 gusht 2022), është nderuar dhe me Cmimin e Lartë “Dardania” nga “Kuvendi Kombëtar i Alpeve” në Vermosh (2022), autor me disa analiza, komente e shkrime të ndryshme në “Gazeta e Alpeve”; është i Ftuar Nderi edhe në “Takimi i Madh i Tiranës” i 12 dhjetorit 2023.

Ky është postimi i plotë i dr. Faton Bislimit, Ndihmës Sekretari e Shtetit për Evropën Jim O’Brien në Washington:

Postimi i plotë:

“Kisha nderin e veçantë të takoja Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, z. Jim O’Brien, i cili mori këtë pozitë para pak dite, pas nominimit nga Presidenti Biden dhe aprovimit nga Senati i SHBA-ve.

Biseduam për gjendjen aktuale në Kosovë dhe angazhimin më të shtuar të SHBA-ve në procesin e dialogut në mes Kosovës e Serbisë. Ai është i njohur me sfidat në rajon e veçanërisht ato në Kosovë.

Vetëm Washingtoni mund të sjellë një përfundim të suksesshëm për procesin tanimë të stërzgjatur të dialogut me Serbinë! Vetëm këtu dhe në bashkëpunim me njerzë kyç të politikës së jashtme amerikane si O’Brien, ne mund dhe do ta fitojmë edhe këtë betejë me Serbinë! Ky angazhim për mua mbetet mision i shejtë!

Një veteran i politikës së jashtme amerikane, e veçanërisht përkitazi me Ballkanin, O’Brien ishte këshilltar kryesor e bashkëpunëtor i afërt i Sekretarës Albright dhe një nga njerzit kyç në sigurimin e suksesit të Rambujesë për palën shqiptare dhe diplomati me profesion avokat që ideoi dhe siguroi përkrahjen amerikane për themelimin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liridona ademaj

“Ishte e dashur, e donte familjen”, si e kujtojnë kolegët suedezë Liridona Ademaj-Murseli

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Naim Murseli

Vëllau i Liridon rrëfen momentet pas vrasjes: “Naimi s’e hapte telefonin, ish shku në Swiss Diamond kish porosit me hangër”

kerry vjosa liburn

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

pacolli naimi

Pacolli flet për burrin që porosi vrasjen e gruas: Si e njoha dhe për çfarë ishte angazhuar

INFO

NA NDIQ