Bardhyl Berberi
Pranë kishës “ Shën Mërisë “në një nga sallat e saj Bashkia e qytetit ka organizuar një In memoriam kushtuar Misto Markos i cili njihet ndryshe edhe si mjeku personal i Lasgush Poradecit i cili e ka kuruar nga viti 1953 deri në vitin 1987 kur Lasgushi u nda nga jeta.
Vlersimi më i madh për çdo krijues është atherë kur mesazhet ,dhe veprat e tij bëjnë jehonë në thellësi të kohës duke lënë gjurmë të pashlyeshme …
Dr Mistua i përket asaj gjenerate që ndonse ishte një mjek shumë i mirë pasioni për letërsinë dhe artin duke qënë edhe nipi I të madhit Mitrush Kuteli solli vepra dinjitoze që kanë hyrë në fondin e artë të letërssië shqipe.
Misto Markua I njohur me emrin letrar ( Mirosh Markaj ) I lindur në vitin 1926 në qytetin e lindjes në Pogradec më pas shkollën e mesme në Korçë dhe në Tiranë. Arsimohet në degën e mjeksisë fillimisht në Beograd dhe më pas e përfundon fakultetin në Bukuresht.
Krahas një mjeku të talentuar që mbante një qytet të tërë dr Mistua paralel vazhdon të lëvrojë edhe letërsinë .Me rastin e 30 vjetorit të çlirimit shkroi libretin e operetës “Zgjimi “ të muzikuar nga Tonin Arapi me të cilën u vlersua me çmimin e Republikës ,më pas shkruan trologjinë për Skëndërbeun ,Teatri Popullor në Tiranë vuri në skenë me sukses të madh dramën e tij “ Besa e madhe “ po ashtu në Teatrin e Prishtinës u vu në skenë me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizërenit kjo dramë.
Në vitin 1982 Teatri Popullor vuri në skenë me sukses të madh dramën “ Udha e flamurit “ ndërkohë që pas dy vjetësh Estrada profesioniste e Pogradecit me regjizor Mario Ashikun vuri në skenë komedinë “Vizita e milardierit “deri tek romani I fundit “Një idil I këputur”.
Për krijimtarinë letrare Misto Markua në vitin 1985 është dekoruar me urdhërin Naim Frashëri. Miqtë e dr Mistos thonë se është e vështirë të flasish për dr Miston për ikonën e kulturës pogradecare dhe mbi të gjitha ishte mjeku personal për gati 40 vjet i gjeniut të qytetit tonë Lasgush Poradeci. Ai ka theksuar se ndjejmë dhimbje që ky njeri na ngeli jashtë, do të iki në Amerikë tek vajza dhe do të vij por nuk erdhi dot më. I përlotur ai ka thënë na mori malli o Doktor Mistua.
Profesori i Letërsisë dhe miku i ngushtë i tij Vaso Samsuri i përlotur e ka filluar fjalën e tij: Ike këtë vjeshtë doktor ,siç thoshe gjithmon kur vinte vjeshta në qytetin tonë “ Na erdhi ndryshku i vjeshtës “ ike larg atje në Amerikë dhe ngele si Çajupi dhe shumë shkrimtarë të tjerë që ngelën në dheun e huaj. Dr Mistua ka qënë simbol i njeriut të mirë në këtë qytet dramaturg e historian i shquar.
Dr Mistua ishte babi ynë shpirtëror ,kampion i qytetarisë fytyra më kulturore e këtij qyteti e shkrirë me një patriotizëm të madh …Kam patur fatin ta kem redactor ted y romaneve te mija. Ne i kemi të skalitura në mëndje fjalët e dr Mistos që “arti duhet të jetë madhështor, arti lartëson kombin, kombin tënd duhet t`a duash edhe kur ai të vret”.
Kirurgu Qiric Grabocka në fjalën e tij ka theksuar se kam ardhur si mjek nga Korça në Pogradec sapo kam mbaruar fakultetin. Më ka pritur miqësisht dr Mistua me dashuri konsultohej dhe na ka ndihmuar. Nuk ka derë në Pogradec që nuk ka hyrë dr Mistua. Dikush tha se ka kryer brenda një viti 21 mijë vizita unë them se janë pak 21 mijë vizita të dr Mistos ai ishte popullor vizitonte në spital, në shtëpi, në rrugë. Ishte modeli i njeriut të mirë që kurrë nuk konfrontohej me njeri por i qeshur me buzë në gas të priste e të përcillte është një model për tërë qytetyarinë pogradecarë dhe më gjërë.
Shumë miq të doktorit në këtë prememorje për dr Miston e kujtojmë ata gurë të çmuar të qytetit tonë që kanë shndritur në të gjitha periudhat. Ai duke marrë në konsideratë thëniet e të pranishmëve premtoj që njëra nga shëtitoret e bukura buzë liqenit ku dilte dhe shëtiste çdo ditë dr Mistua të marri emrin e tij. Po ashtu spitali i qytetit do të propozohet që të marri këtë emër dhe një monument bronxi në përmast trupore të dr Mistos të vendoset tek rruga Naim Frashëri ku ai zbriste nga qafa e Pazarit çdo ditë.
Më pas ai theksoi se dr Mistua trupin e ka në Amerikë por shpirtin e ka në qiell dhe qielli është i përbashkët. Një kurorë ndjenjash e respekti për tja çuar dr Mistos atje në Amerikë ku ka filluar të prehet prej disa vitesh më parë. Dr Mistua ishte nipi i mjeshtrit te prozes Mitrush Kuteli.