Drecun: Helikopterët e ushtrisë serbe, paralajmërim për Kurtin

Kryetari i të ashtuquajturit Komision për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi sonte se fakti që helikopterët të ushtrisë u shfaqën në afërsi të pikës kufitare në Jarinje dhe lëvizjet njësive motorizuara të ushtrisë, nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh paralajmërues dhe parandalues për Albin Kurtit.

Sipas tij, ky paralajmërim është që Kurti të fillojnë de-përshkallëzimin e situatës dhe për të mos menduar për tensione dhe konflikte të reja me popullin serb, por për t’iu përkushtuar bisedimeve, raporton Tanjug.

“Ky është mesazhi ynë i paqes. Nëse pala tjetër heq dorë nga një zgjidhje paqësore e problemit, ne do të zbatojmë të gjitha kapacitetet mbrojtëse që kemi,” tha Drecun si mysafir në televizionin Tanjug.

Sipas tij, mesazhi i Serbisë është i qartë dhe është një mesazh paqeje. Ai shpjegoi se Serbia kërkon që Prishtina të ndalojë veprimet e dhunshme, të kthejë forcat speciale jashtë veriut të Kosovës dhe kërkon nga institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë që të realizojnë mandatin e tyre dhe të parandalojnë Prishtinën që të ndryshojë në mënyrë të njëanshme dhe të dhunshme situatën në terren.