Dredhza Braina ngjitet në majat globale: Finaliste shqiptare në “Cybersecurity Woman of the Year”

Picture of INA
INA

26/06/2025

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, është përzgjedhur finaliste në kategorinë “Barrier Breaker” për çmimin global Cybersecurity Woman of the Year 2025.

Votimi për publikun tashmë është i hapur dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor, transmeton Telegrafi.

Ju mund ta mbështesni Dredhza Brainën duke klikuar emrin e saj tek pyetja e katërt në formularin e votimit.

VOTO https://www.surveymonkey.com/r/MS88BCG?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExOWh3ZW1pSzdHRU1ENXpzegEedN9dHHGjuyEINVgaxf12mVxUpFIxlvSSRWYuhbJxQpe61koKDw3G2sforJQ_aem_pa2fhUqRng88dzEBOi0TaA

Më herët, Braina ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e ofruar në këtë rrugëtim.

“Jam thellësisht mirënjohëse për ekipin fantastik të Cybersecurity Woman of the Year, United Cybersecurity Alliance dhe veçanërisht për Carmen Marsh. Gjithashtu, i falenderoj pjesëtarët e jurisë globale që më vlerësuan si finaliste të këtij viti. Dhe urime të gjitha grave të jashtëzakonshme të nominuara këtë vit – është një nder i madh të jem pjesë e këtij grupi të fuqishëm të grave që po hapin rrugë të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Le të vazhdojmë të thyejmë barriera së bashku dhe t’i tregojmë botës se çfarë është e mundur”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, Dredhza Braina është diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës dhe, vetëm vitin e kaluar, ka prezantuar punën e saj dy herë në SHBA, përpara ekspertëve të fushës.

Aktualisht, në moshën 22-vjeçare, Dredhza punon si Threat Researcher – eksperte e sigurisë kibernetike – në një kompani amerikane, duke u angazhuar drejtpërdrejt në mbrojtjen nga kërcënimet digjitale globale.

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË