‘Drejtësi për Sabrinën’/ Qytetarët protestojnë për vrasjen e 23-vjeçares përballë Ministrisë së Brendshme

TIRANË– Qytetarët shqiptarë do të dalin në protestë ditën e nesërme në orën 18:00 të Ministria e Brendshme. Shkak është bërë vrasja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj.

‘Drejtësi për Sabrinën’ është shkruar në posterin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Vrasja ndodhi në një fshat të Fierit, brenda banesës së babait të 23-vjeçarës së ndjerë, e cila kishte një urdhër-mbrojtje dhe ishte në proces divorci me bashkëshortin që i mori jetën. Autori i ngjarjes, Elton Metaj shkoi në banesën e prindërve të së ndjerës në fshatin Zhupan të Fierit, për të kërkuar një ribashkim me ish-bashkëshorten. Duke u gjendur përballë refuzimit të saj, ai e qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur. Çifti ishin prindër të një vajze 3-vjeçare.