Drejtësia ka harruar dy ish-agjentët e DSK-së

0

Nexhbi Hasan dhe Hristo Atanasov gjegjësisht Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski, kolegët e pandarë të DSK-së, janë harruar nga opinioni. Saktë para dy viteve pasi Gjykata Supreme e Greqisë vendosi që ata të mos ekstradohen në Maqedoni, situata rreth kthimit të tyre që të gjykohen para gjykatave të vendit, nuk ka ndryshuar. Të dy janë azilkërkues zyrtarë në Greqi, nga frika e hakmarrjes politike në Maqedoni përmes proceseve të motivuara politike ndaj tyre. Ministria e drejtësisë ka kërkuar informacion nga kolegët grekë mbi ecurinë e procesit të ekstradimit.

Ministria e drejtësisë:

“Urgjenca e fundit për përgjigje ndaj kërkesës sonë për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit u dërgua një muaj më parë apo më 5 maj. Ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Republika e Greqisë”.

Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski u arrestuan në aeroportin e Selanikut më 19 tetor të vitit 2017. Policia greke i kapi me pasaporta false bullgare, në përpjekje të arrijnë në Hungari. Ndaj tyre zhvillohet proces për dokumente të rrejshme. Grujevski akuzohet për përgjimin masiv disavjeçar apo rasti “Target- Fortesa” ndërsa Boshkovski akuzohet si pjesë e organizatorëve të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit. Për të, procedura për këtë proces është stopuar derisa të kthehet në vend.