Drejtori i “Higjienës Komunale” me pranga në Gjykatë, Prokuroria kërkon paraburgim

Picture of INA
INA

28/10/2025

Drejtori i Ndërmarrjes Publike ‘Higjiena Komunale’, Sabahudin Rustemi, së bashku me udhëheqësin për menaxhim të mbeturinave, Aki Saiti, pas rreth 20 orësh qëndrimi në pyetje në stacionin policor, sot u sollën në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.

Lidhur me arrestimin e drejtorit Rustemi dhe udhëheqësit Saiti, nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, thanë se urdhri ishte lëshuar për të zhvilluar procedurë hetimore kundër dy personave nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sipas nenit 230, paragrafi 1 i Kodit Penal, ndërsa prokurori publik ka paraqitur propozim tek Gjykatës Themelore Penale në Shkup për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

“Të dyshuarit, njëri prej të cilëve është ushtrues detyre drejtor dhe tjetri udhëheqësin për menaxhimin e mbeturinave në NP “Higjiena Komunale” – Shkup, së bashku kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin e tyre kryesor për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave të padëmshme në zonën e Qytetit të Shkupit, si dhe detyrimet e përcaktuara në Programin Operativ për Grumbullimin dhe Transportimin e Mbeturinave Komunale dhe Planin Operativ për Ruajtjen e Pastërtisë Publike në Qytet. Për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së përsëritjes së krimit, prokurori publik i paraqiti një propozim Gjykatës Themelore Penale në Shkup për përcaktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike, Shkup.

Sipas Prokurorisë, dy të dyshuarit, duke mos mbikëqyrur plotësisht mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale, si dhe menaxhimin jo të duhur të mbeturinave, ata kanë mundësuar krijimin e deponive të vogla në sipërfaqet publike dhe të trafikut, pranë kontejnerëve të caktuar për mbledhjen e mbeturinave komunale, gjatë muajit, gjë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës, ajrit dhe ujit dhe ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve duke shkaktuar sëmundje infektive ose të tjera.

Sipas Prokurorisë, dyshimet e ngritura ndaj udhëheqësve të Higjienës Komunale kanë ardhur pas përfunduar nga inspektimeve të jashtëzakonshme nga inspektorë të autorizuar vendorë të mjedisit, të cilët kanë dalë në terren me udhëzime të prokurorisë publike, si dhe nga mendimet e ekspertëve mbi ndikimin e mbeturinave në shëndetin publik dhe mundësinë e përhapjes së sëmundjeve infektive nga Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë.

“Të dyshuarit S.R. drejtor i Higjienës Komunale dhe A.S. udhëheqës i menaxhimit të mbeturinave në Ndërmarrjen Publike Higjiena Komunale, së bashku kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për menaxhimin me mbeturina dhe në aktivitetin e sajë ditor për grumbullim të rregullt dhe transportim të mbeturinave jo të rrezikshme në Shkup, si dhe detyrimet të parapara në planin operativ për grumbullim dhe transportim të mbeturinave komunale dhe të planit operativ për mirëmbajtje të pastërtisë publike në qytet”, deklaroi Goce Andreevski. – Zëdhënësi i MPB-së.

Për dy të dyshuarit, drejtorin e Higjienës Komunale, Sabahudin Rustemi dhe udhëheqësin për menaxhimin e mbeturinave Aki Saitin, prokurori publik ka kërkuar përcaktimin e masës së paraburgimit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Vazhdon debati i amandamentit për Propozimi-buxhetin për vitit 2026

Izraeli sulmon Libanin, të paktën 13 të vdekur

21 Janari, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK

Mbyllen kualifikueset e Botërorit 2026; Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

I shënoi Zvicrës, Muslija: Shpresoj të kemi fat në playoff

Uria e Fisnik Asllanit: Mezi po e pres marsin, duam të shkojmë në Botëror

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË