Drejtori maqedonas Zoran Kitanov emocionohet nga këngët serbe, “shkep” bakshish sa mundet (Video)

0

Një skandal po e dridh Agjencinë e rrugëve shtetërore, njoftojnë mediume në gjuhën maqedonase. Skandali ka përfshirë edhe drejtorin e Agjencisë Zoran Kitanov, sepse tuneli në autostradën Demir Kapi-Smokvicë e paralajmëruar si rrugë që do lidhë Maqedoninë me Evropën, është promovuar në stil jo fort evropian.
Hapja është bë me “tupana” dhe me muzikë serbe. Janë paraqitur foto dhe video nga ky rast, ku drejtori Kitanov i emocionuar nga muzika vërehet duke “shkepë” bakshish të majmë për “tupanxhinjtë”.
Atmosferën e “plotësojnë” edhe femra që hedhin “qyqek” duke dridhur belin, për të cilat nuk dihet a janë të punësuara në Agjenci, apo aktiviste partiake.
Kjo ka shkaktuar revoltë te qytetarët të cilët pyesin prej nga aq shumë para “për tupanxhinjtë”, kur shumë qytetarë të Maqedonisë përballen me ekzistencën.