Drejtori në largim i Barcelonës zbulon se çfarë po ndodhë me rastin e Messit

INA
INA

31/05/2023

Emri i Lionel Messit ka qenë në buzët e tifozëve të Barcelonës muajt e fundit, pasi spekulimet vazhdojnë të rriten për një rikthim të mundshëm në Kataluni të argjentinasit, i cili pritet të largohet nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë këtë verë.

Megjithatë, pavarësisht interesimit të skuadrës katalunase për të ri-nënshkruar argjentinasin, ata ende nuk kanë dorëzuar një ofertë për kontratë, gjë që i ka komplikuar negociatat kohët e fundit.

Barcelona është në pritje të miratimit nga La Liga për planin e tyre të qëndrueshmërisë financiare, i cili merr parasysh se si klubi do të përballet kundër Fair Play Financiar gjatë dy sezoneve të ardhshme.

Jordi Cruyff, i cili do të largohet nga posti i tij si Drejtor Sportiv i Barcelonës në fund të sezonit, ka konfirmuar për Mundo Deportivon se, nga këndvështrimi i klubit, shqetësimi i vetëm për marrëveshjen ka të bëjë me FFP.

“Kjo varet nga ajo që dëshiron Messi, dhe gjithashtu nga “fair-play” ekonomik që LaLiga shënon për ne”, ka zbuluar ai.

Messi thuhet se është i prirur të marrë një vendim për të ardhmen e tij shumë shpejt, dhe duke pasur parasysh se Barcelona është ende në pritje të miratimit për planin e tyre të qëndrueshmërisë, duket të jetë një situatë frustruese për të gjithë të përfshirët. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

akil

Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, por nuk do të marr aq para se pretendonte

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern eliminon Arsenalin dhe kualifikohet tutje

Real Madrid's Brahim Diaz celebrates after he scored the opening goal during the Champions League round of 16 first leg soccer match between RB Leipzig and Real Madrid at the Red Bull arena stadium in Leipzig, Germany, Tuesday, Feb. 13, 2024. (AP Photo/Matthias Schrader)

Real Madridi e fiton dramën e madhe, e eliminon Man Cityn

champions-logo

Këto janë ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve

akil

Arrestohet Akil Gjakova

INFO

NA NDIQ