Drejtori nga Gjermania dyshohet se ka malverzuar 278 mijë euro në Maqedoni

0

Prokuroria gjermane do të ngritë 128 aktakuza ndaj ish drejtorit të shërbimit për të moshuar në Mülheim të Gjermanisë. Në këtë rast janë të përfshirë edhe tetë persona të tjerë.
Në skandalin korruptiv të Mülheimit në Gjermani, ish drejtorin e shërbimit për të moshuar, Heinz Rinas e pret një aktakuzë e gjerë. Ndaj tij janë ngritur 123 aktakuza për keqpërdorim të mjeteve financiare dhe pesë të tjera për korrupcion, në një rast jashtzakonisht të rëndë.
Në Düsseldorf të Gjermanisë, Heinz Rinas ka menaxhuar me një kompani, e cila në mes të 2011 dhe 2013 ka kontraktuar posaçërisht me sipërmarrësit e shërbimit për të moshuar.
Rinas akuzohet se ka keqpërdorur të hollat e një shtëpie të pleqve në Auch, për një projekt privat në Maqedoni. Sipas gazetës „Einbecker-Morgenpost“ bëhet fjalë për një shumë prej më tepër se 278.000 euro, por shuma mund të jetë edhe më e madhe, përcjellë Shtegu.com. Dy furnizues gjermanë kanë dhuruar së paku 35.000 euro për projektin në fjalë.
Sipas informatave të gazetës gjermane „Ëaz“, me Sabine Dreiling-Beitz së bashku në korrupsion të rëndë është përfshirë edhe politikani nga radhët e FDP-së, përndryshe bashkëshorti i saj Peter Beitz. Akuza i ngarkon gjthsej tetë persona që janë të ndërlidhur me veprat e Rinasit.
Akuza e ngarkon Rinasin se nga mujai maj i vitit 2010, nga shërbimi për të moshuar në Mülheim ka keqpërdorur së paku 263.000 euro. Në të njëjtën kohë, ai është akuzuar edhe se është pasuruar për 70.000 euro më tepër nga ryshfeti. Në këtë rast, dënimet janë të rënda dhe mund të shqiptohet dënim edhe deri në dhjetë vite burg.