Drejtoria e doganave me përgatitjet përfundimtare për themelimin e one-stop-shop me Kosovën

ina-online
ina-online

19 Shtator, 2023

Drejtoria e doganave e Maqedonisë së Veriut është duke u përgatitur për themelimin e one-stop-shop me Kosovën në pikën kufitare Bllacë, e cila do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve, si pjesë e aktiviteteve që zbatohen për përshpejtimin dhe lehtësimin e tregtisë. Kjo forcon konkurrencën e kompanive maqedonase në tregun ndërkombëtar dhe mundëson mbështetjen e tregtisë legale nga njëra anë si dhe përmirëson kushtet për parandalimin efektiv të aktiviteteve ilegale në kufi. Ky është një nga mesazhet thelbësore nga vizita e sotme e drejtorit Stefan Bogoev dhe zëvendësdrejtorit Muarem Asani në pikën kufitare Bllacë.

“Pika kufitare Bllacë është pika e dytë më e rëndësishme kufitare në kufirin tonë verior, e cila mundëson hyrjen në Kosovë, dhe lëvizjet drejt Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe më pas në detin Adriatik. Me modernizimin e tij kontribuojmë në përshpejtimin e tregtisë dhe transportit dhe përmirësimin e performancës së ekonomisë maqedonase”, thotë Bogoev.

Drejtoria e doganave investon shumë në modernizimin e menaxhimit të kufirit. Kjo përfshin përmirësimin e infrastrukturës në pikat kufitare, të mbështetura nga qasja moderne për të përshpejtuar qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Ministria-Arsimit

MASH, me mbështetjen e BE-së, krijon ditar të ri elektronik

policia-714x420

Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

stevo pendarovski

Pendarovski në OKB: Detyra më urgjente e Këshillit është të angazhohet në përfundimin e luftës në Ukrainë

INFO

NA NDIQ