Drejtoria e të Hyrave Publike në aksion, ja cilët biznese do goditen të parët

Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP) me fillimin e vitit të ri do të intensifikojë kontrollet, ndërsa të parët do të jenë kafenetë dhe restorantet, që gjatë festimeve të fundvitit kanë treguar dhe kanë lajmëruar qarkullim minimal.

Nga DHP kanë theksuar për portalin sdk.mk se janë konstatuar parregullsi tek disa lokale, të cilët kanë treguar qarkullim minimal ditëve të festive, ndërsa për shkak të kësaj, gjatë periudhës së ardhshme do të dërgojnë inspektorë për kontrolle.

“Nga monitorimi dhe analizat e të dhënave nga GPRS sistemi i DHP, janë evidentuar gjendje joreale të qarkullimit tek  disa objekte, sidomos duke pasur parasysh periduhën e festave të Vitit të Ri. Për këtë, inspektorët tanë do të kryejnë kontrolle në terren”, theksuan nga DHP.

Nëpër kafenetë e Shkupit gjatë festave, jo vetëm që nuk janë dhënë llogari fiskale, por nuk është respektuar edhe ligji për duhanin. Në disa lokale është pirë duhani edhe në ambiente të mbyllura. Inspektorati i tregut ende nuk ka drejtor, pasi zgjedhjes së Isen Shabanit nga ASH për kryetar të Vrapçishtit. Për shkak të kësaj gjendje, punonjësit në këtë ndërmarrje gati dy muaj nuk kanë marrë rroga dhe se nuk ka kush të urdhërojë kryerjen e kontrolleve nëpër objekte.

Kryeministri Zoran Zaev dje theksoi se inspektorët kanë qëndruar në terren në disa vende, por ata vetëm kanë rekomanduar pronarët e lokaleve që të respektojnë ligjet. (INA)