Drejtorja e Onkologjisë kërkon zbulimin e fajtorëve

INA
INA

4 Shtator, 2023

Drejtorja e Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, Violeta Klisarovska u shpreh se është në dispozicion të organeve kompetente dhe hetimore për të identifikuar sa më shpejtë fajtorët.

“Lusim që një orë më parë, autoritetet kompetente të marrin një vendim, nëse ka fajtorë, t ‘i emëruar ata. Për klinikën tonë, kjo është e paçmueshme dhe jashtëzakonishtë e rëndësishme. Pse? – Që të hidhen poshtë të ashtuquajturin faj kolektiv që tani është lakuar mbi të gjithë institucionin tonë, domethënë mbi të gjithë ekipin mjekësor, i cili shkatërron besimin e pacient-mjek dhe ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e pacientëve tanë”, tha Klisarovska.

Ajo u bën thirrje mediave që të mos e përgjithësojnë rastin mbi të gjithë ekipin mjekësor.

“Dua t ‘u drejtohem në mënyrë specifike pacientëve, do t’ u drejtohem atyre si mjek specialist. Me përgjegjësi u siguroj pacientëve, që kur jam un, pra po flas për periudhën nga nëntori 2022, pretendoj me përgjegjësi, i siguroj të gjithë, se secili pacient merr terapinë e përshkruar, sipas treguesit, dozës, llojit të ilaçit, sipas asaj që do ta caktojë mjeku i tij/saj përkatës, pa asnjë manipulim me barnat. Me përgjegjësi ju pohoj dhe siguroj, në të njëjtën periudhë që nga nëntori 2022, që jam në këtë pozicion, pjesa më e madhe e kolegiumit profesional të klinikës, punon në mënyrë shumë profesionale, ne bëjmë gjithçka për pacientët tanë. Mbledhjet e mëngjesit janë aktivizuar, kjo është nga java e parë, për të mos thënë nga dita e parë e imja në këtë pozicion. U formua konsiliumi onkologjik në të cilin mori pjesë pjesa më e madhe e kolegiumit profesional, nga kolegët si drejtuesit përgjegjës më me përvojë të reparteve përkatëse. Nga secila prej këtyre seancave ka edhe procesverbale të regjistruara siç duhet, të cilat mund t’ju vihen në dispozicion si dokument, nëse është e nevojshme. Këtij konsiliumi onkologjik i referohemi fjalë për fjalë të gjithë ne, çdo pacient që duhet të fillojë terapinë me ndonjë ilaç nga i ashtuquajturi buxhet i kushtëzuar, këtu bëjnë pjesë barnat që nuk janë vendosur në listën pozitive”, tha ajo.

Ajo shton se po ashtu janë futur disa masa sigurie për të monitoruar ilaçin nga hyrja në Klinikë deri te aplikimi tek pacienti.

“Një nga masat e sigurisë është numri i kufizuar i infermiereve, saktësisht sipas orarit çdo ditë dihet se cila infermiere bie në kontakt me ilaçet e papërgatitura, ajo hyrje është rreptësisht e kufizuar dhe nuk është e hapur për të gjithë infermierët nga spitali ditor. Gjithë këtë që po them, e garantoj me përgjegjësi dhe lus pacintët të na japin mundësi që të këthejme besimin”, thotë mes tjerash ajo.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

Llukman Hebibi

Hapja solemne e vitit të ri akademik në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë

INFO

NA NDIQ