FOTO/Drejtuesit e UT-së vizituan konakun e Haxhi Bari Ganiut, shtëpinë ku u nënshkrua akti për themelimin e Universitetit të Tetovës

Picture of Ina Online
Ina Online

06/02/2025

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës kanë vizituar konakun e Haxhi Bari Ganiut, shtëpinë në t cilën në vitin 1994 u nënshkrua akti për themelimin e Universitetit të Tetovës.

Siç njoftojnë nga UT, kjo vizitë është një rikujtim i vlerave dhe sakrificave për arsimin shqip.

Njoftimi i plotë:

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës e vizituan konakun ku u nënshkrua akti i themelimit i kësaj qendre të arsimit dhe shkencës
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati dhe bashkëpunëtorët e tyre e vizituan shtëpinë e Haxhi Bari Ganiut, vendin ku më 17 dhjetor 1994 u nënshkrua akti historik i themelimit të Universitetit të Tetovës. Kjo vizitë simbolizon një kthim në rrënjët e institucionit dhe një përkujtim të rëndësisë së këtij momenti për arsimin dhe kulturën shqiptare në rajon.
Gjatë vizitës, Rektori Jusuf Zejneli theksoi rëndësinë e kujtimit dhe ndërgjegjësimit për vlerat historike që e kanë formuar Universitetin e Tetovës si një institucion kyç në zhvillimin e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut. “Shtëpia e Haxhi Bari Ganiut është një simbol i guximit dhe këmbënguljes së komunitetit tonë për të krijuar një institucion arsimor që të gjithë ne jemi krenarë që e quajmë shtëpinë tonë intelektuale”- theksoi Rektori i UT-së.
Ndërsa Kryetari i Senatit Prof. Dr. Kenan Ferati, vuri në dukje rolin e Senatit në ruajtjen e traditave dhe vlerave të universitetit. “Kjo vizitë na kujton për përgjegjësinë tonë për të ruajtur dhe përparuar trashëgiminë e universitetit tonë, duke u bazuar në parimet e lirisë, dinjitetit dhe zhvillimit shkencor”-u shpreh, Prof. Dr. Kenan Ferati.
I biri i Haxhi Bari Ganiut, Nuhi Ganiu i falënderoi drejtuesit e Universitetit të Tetovës për vizitën dhe respektin që i bënë familjes së tij e më pas evokoi kujtime nga babai i tij, duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin që ka pasur në periudhën e themelimit të Universitetit të Tetovës. Po ashtu ai tha se porosia e tij e fundit ka qenë që konaku ku është nënshkruar akti i themelimit të mos ndryshohet dhe të ruhet brez pas brezi nga trashëgimtarët e tij.
Universiteti i Tetovës, i themeluar në kushte të vështira dhe me sakrifica të mëdha, vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme për arsimin dhe kulturën shqiptare në rajon. Vizita e Rektorit dhe Kryetarit të Senatit në këtë vend historik është një përkujtim i vlerave dhe synimeve që kanë udhëhequr Universitetin gjatë viteve. Në përmbyllje të kësaj vizite në shenjë mirënjohjeje Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli, z. Nuhi Ganiu i dhuroi kompletin e librave të themeluesit dhe Rektorit të parë historik Prof. Dr. Fadil Sulejmani.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË