Ylli i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova është dribuluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në sezonin 2024/25. Sulmuesi anësor kosovar ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat, por kjo nuk është statistika e vetme pozitive e tij.
25-vjeçari nga Prishtina është dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në edicionin 2024/25. Sipas faqes “ThePopFoot”, Zhegrova në këtë sezon ka realizuar 28 driblime të suksesshme nga 52 tentativa, duke lënë pas vete emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Në vendin e dytë gjendet Mohamed Kudus me 26 driblime, i pasuar nga Kilian Mbape dhe Lamine Jamal me nga 24 driblime dhe Florian Virtz në vendin e pestë, me 20 driblime të suksesshme.