Pavarësisht bisedimeve dhe takimeve të njëpasnjëshme mes ministrit Bushati dhe Kotzias, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi vazhdojnë të jenë problematike.
Pas “marrëveshjes” së detit ku sipas palës greke Shqipëria do t’i japë 12 milje detare, situata nuk është qetësuar, përkundrazi.Kjo për shkak të çështjes çame e cila vazhdon të jetë një pikë e dobët për të dyja vendet.Shqipëria kërkon përfshirjen e çështjes çame në diskutime por Greqia kërkon që edhe emri i tyre të mos përmendet.
Kaq ka mjaftuar dhe në Greqi kanë nisur sulmet ndaj qeverisë Shqiptare ku opionistët shkruajnë se qeveria Rama zbaton urdhrat e Erdoganit.Sipas tyre Presidenti turk po përpiqet ta kthejë Shqipërinë në një Turqi të dytë.
Kështu ka deklaruar opinionisti i njohur Lambros Kalarrytis shkruan në “Parapolitika.gr” se:“Pala greke është ajo që do të humbasë në çdo marrëveshje që mund të arrihet.
Turqia kërkon një Ballkan të ri dhe Erdogan po punon me shqiptarët.Shqiptarët janë një nga mjetet e dobishme dhe të rëndësishme në ndjekjen e këtij qëllimi.Presidenti turk po përpiqet ta transformojë Shqipërinë në Turqinë e dytë në rajon.
Të tjerët kanë në mendje dhe politikën e tyre me tema të hapura.Sepse kanë një axhendë kombëtare, vizion kombëtar, ide kombëtare, objektiva kombëtare.Pra, ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, tani për tani duhet të jetë shqetësimi ynë.”