“Drifting” fiton çmimin kryesor në Dokufest

INA
INA

13 Gusht, 2023

Edicioni i 22-të i Dokufest-it, festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, përfundoi më 12 gusht në Prizren me ndarjen e çmimeve. Juria pati një sfidë “të ëmbël” për të shpallur më të mirët nga 105 filmat, që garuan në tetë kategori.

Filmi “Drifting” me regji të Somnur Vardar u shpall filmi më i mirë në kategorinë Best Balkan Dox.

Ndërkaq, çmimin e publikut e fitoi “Snajka: The Diary of Expectations” të regjisores Tea Vidoviq-Dalipi. Në kategorinë e filmit më të mirë kombëtar fitues u shpall filmi “Prishtina 2002” i Trëndelina Halili.Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shtunën mbrëma, filmi “Hypermoon” me regji të Mia Engberg u shpall fitues në kategorinë International Feature Dox.

“Pacific Club” me regji të Valentina Noujaim fitoi në kategorinë International Short Dox.

Edicioni i 22-të i Dokufest-it, që nisi më 4 gusht, kishte për temë inteligjencën artificiale.

Ky edicion u përcoll edhe me një protestë pasi një grup nga Kanadaja mbajti një paraqitje në mbrojtje të transgjinorëve.Sipas organizatorëve, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, “ky edicion i festivalit ishte ndër më të suksesshmit deri më tani”. Ata premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Dokufest-in, përmes së cilit, siç thanë ata, Prizreni “u bë qytet i njohur në botë”./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

famijari nga shanxhaku armina

Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

festivali filmit tirane mancevski

“Rrethi nuk është i rrumbullakët”,mirë se erdhe në Tiranë – nderime të mëdha për Mançevskin

UT AZGJ

Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

nxenesit idrizove shkolla

Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

sanxhak femijet shqiptare

SANXHAKLINJTË JANË ME ORIGJINË SHQIPTARE!

tetove plisi

Manifestim dinjitoz në Tetove kushtuar Ditës së Plisit

pallati halim beut tetove

KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

INFO

NA NDIQ