Driton Kuka sqaron përfshirjen e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Forcave Armatosura Shqiptare

Xhudistet nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare me vendim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa tashmë ka ardhur edhe reagimi dhe sqarimi nga Driton Kuka.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për dy shqiptaret nga Kosova, fituese të medaljeve të arta në lojërat olimpike, “Tokio 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Rama ka thënë se Krasniqi dhe Gjakova do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare, një gjë që ato e kanë kërkuar edhe vetë.

Tani është trajner i dy vashave kosovare dhe ekipit të Kosovës, Driton Kuka, i cili ka sqaruar gjithçka rreth bashkimit të Distrisë dhe Norës me Forcat e Armatosura Shqiptare.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës

Lajm i shkelqyeshëm për sportistët Elitar!

Mos harroni asnjëher që Sporti bashkon

Vendimi sot nga Qeveria Shqiptare :

“Përfshirja në strukturat e Forcave Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e dy kampioneve olimpike të Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi. Ministria e Mbrojtjes do të krijojë Njësinë Speciale të Kampionëve, të cilët do të kontribuojnë në edukimin fizik e psikologjik të trupave dhe do kenë pagë e më tej pension të veçantë, si anëtarë nderi të ushtrisë “

Përfshirja e Sportistëve Elitar në Ministri të mbrojtjes dhe të Brendshme është praktikë që duhet filluar edhe në Kosovë