Klasikja e fundit e futbollit turk nuk ka kaluar pa u vënë re, edhe pse rezultati ka përfunduar 0-0. Galatasaray ka kërkuar një proces penal kundër Mourinhos për “deklarata raciste”. Didier Drogba ka reaguar ndaj këtyre akuzave në rrjetet e tij sociale, duke mbështetur trajnerin portugez.
Ish-futbollisti i Galatasaray ka mbrojtur Mourinhon: “Të gjithë e dimë sa pasionante dhe të nxehta mund të jenë rivalitetet, klasiken turke kam pasur fatin ta përjetoj. Kam parë komentet e fundit për José Mourinho.
Më besoni kur them se e njoh José që 25 vjeç dhe ai nuk është racist. Historia (e kaluar dhe e tanishme) është aty për ta dëshmuar këtë. Le të fokusohemi te gjërat tona, t’i mbështesim luanët tanë të shkëlqyer dhe të fitojmë ligën për të pasur 5 yje në fanellë”, – tha ai.
Drogba e përfundoi mesazhin me këtë frazë: “Si mundet të jetë ‘babai’ im racist?” Këtë pyetje retorike e shoqëroi me “emoji” që sheh krahët lart.
Mourinho dhe Drogba kaluan katër sezone së bashku te Chelsea në dy periudha të ndryshme. “Special One” e kërkoi me ngulm në ekipin blu, i cili pagoi 38.5 milionë euro për transferimin e tij.
Pjesa e parë e periudhës së tyre së bashku zgjati tri sezone (2004-2005 deri në fillimin e sezonit 2007-2008), deri kur Mourinho u largua drejt Interit. Gjatë atyre sezoneve, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u përgjigj me 65 gola dhe fitoi 2 tituj të Premier League.
Ribashkimi i tyre te Chelsea ndodhi në sezonin 2014-2015, ku Mourinho dhe Drogba fituan një tjetër titull të Premier League.