Drogë dhe prostitucion, 50 arrestime në Itali, mes tyre shumë shqiptarë

0

Policia italiane ka zhvilluar tre operacione kundër drogës dhe prostitucionit në veri të Italisë, në Milano, Bolonja dhe Lecco kundër organizatave kriminale të përbëra kryesisht nga shqiptarë dhe marokenë.

Nga operacioni janë arrestuar 50 persona; 21 persona janë arrestuar vetëm në Bolonja.

Ndër të arrestuarit ka shumë shqiptarë; droga importohej nga Maroku dhe shpërndahej në Emilia Romanja dhe Lazio.

Policia italiane konfiskoi 37 mijë euro në total. Operacioni u mbështet nga njesia e qenve antidrogë.

Hetimet u koordinuan nga Prokuroria e Milanos dhe ato bënë të mundur, përcaktimin e përgjegjësive të të dyshuarve për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të substancave narkotike.