Drogë me karrocën e invalidit, burg për dy vëllezërit shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë, të arrestuar për tregtim të kokainës në San Martino Siccomario, u dënuan ditën e sotme nga gjykata e Pavia.

Shqiptarët, që u prangosën gjatë operacionit policor të koduar “Delivery Boy” të kryer në shkurt të vitit 2020 nga karabinierët Pavia, u njohën sot me verdiktin e autoriteteve gjyqësore italiane.

3 vjet e 4 muaj burg për O.D., 27 vjeç dhe 2 vjet e 6 muaj burg për F.D, 30 vjeç. Ky ishte vendimi gjykatës, shkruajnë mediat italiane.

30-vjeçari, me aftësi të kufizuara për shkak të një dëmtimi, shiste drogë duke përdorur karrocën e invalidit, ndërsa vëllai i tij përdorte një biçikletë, për të mos ngjallur dyshime, raporton Ora News.

Në momentin e arrestimit, Karabinierët iu gjetën 3,990 euro, para të fituara nga shitja e kokainës, si dhe dy telefona qëpërdoreshin për kontakte me klientët./Oranews