DSK-ja ka ndjekur analistin shqiptar në Maqedoni, ja kush është? (FOTO)

0

Gjatë vitit 2015, gazetari dhe analisti politik Albert Musliu është përcjellë nga pjesëtarët e DSK-së me urdhër të Goran Grujovskit. Sot këtë e ka thënë Aleksandar Valsilevski – Ninxha, i akuzuari për rastin e 27 prillit gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatë gjatë seancës gjyqësore për rastin e ndodhur në Parlament. Sipas tij, derisa Musliu nuk ka qenë aty, atij i kanë hyrë në shtëpi dhe i janë vendosur kamera, transmeton Koha. Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, ka reaguar edhe vet analisti Albert Musliu. “Jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”, është shprehur Musliu./Koha