Dua Lipa dhe Bebe Rexha arrijnë një sukses tjetër

0

Për Duan dhe Beben sukseset nuk kanë të ndalur
Sukseset për këngëtaret me origjinë shqiptare si duket nuk kanë të ndalur, dyshja janë nominuar në iHeart Radio, respektivisht me 3 dhe 2 nominime.

Pas dy nominimeve në Grammy, Dua goditi në iHeart Radio ku është nominuar për 3 çmime, ‘Artisja e vitit’, ‘Koreografia më e mirë e vitit’ dhe ‘Video muzikore më e mirë’.

Në kategorinë ‘Artistja e vitit’, Dua është në garë me Ariana Grande, Camila Cabello, Cardi B dhe Halsey.

Në listën e të nominuarve është edhe Bebe Rexha. Ajo është e nominuar në dy kategori, ‘Kënga kauntri e vitit’ dhe ‘Bashkëpunimi më i mirë’.

Lista dominohet nga Cardi B me 13 nominime në total. Ajo ndiqet nga Drake me 8 nominime dhe Post Malone me 5 nominime.
Kujtojmë që, Dua dhe Bebe janë nominuar edhe në “Grammy Awards”. Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 10 shkurt të këtij viti.

Kënga e fundit e Dua-s është “If Only” në bashkëpunim me Andrea Bocellin. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në Youtube dhe deri më tani numëron mbi 4 milionë klikime. Kurse, projekti i fundit muzikor i Bebes, është kënga “Say My Name”, e cila është në bashkëpunim me David Guetten dhe J Balvin. /21Media