Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen në të njëjtën kategori në “Video Music Awards”

0

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shënuar edhe një sukses në karrierë.Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj se është nominuar në një kategori në eventin muzikor “MTV Video Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Ajo u nominua në kategorinë “Best Dance” me këngën “Electricity”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Silk City.

Po në këtë kategori është nominuar edhe një tjetër shqiptare, bëhet fjala për Bebe Rexhën, e cila u nominua me këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chansmokers.

Mbetet të shihet nëse dy artistet e njohura shqiptare do të arrijnë të triumfojnë në këtë kategori në eventin prestigjioz të industrisë së muzikës.