Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se janë fejuar pasi aktori i ka propozuar këngëtares gjatë Krishtlindjeve me një gjest romantik.
Çifti i lumtur, që kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit, janë fejuar në mënyrë diskrete dhe planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Levitating”, 29 vjeçe, dhe aktori i filmit “Fantastic Beasts”, 34 vjeç, janë përshkruar si të dashuruar kokë e këmbë, ndërsa miqtë e tyre janë shumë të gëzuar për këtë hap të rëndësishëm.
Në një postim të fundit në Instagram, Dua shfaqi një unazë diamanti në gishtin e fejesës, teksa pozonte me një aksesor festiv në kokë dhe çizme prej gëzofi të markës Moon Boot.
Një burim i afërt për The Sun deklaroi: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata bëjnë një çift të mrekullueshëm. Miqtë dhe familjet e tyre janë të lumtur. Krishtlindjet kanë qenë të jashtëzakonshme për ta”.
Në një selfie të fundit, e postuar nga Dua, ajo nuk e fshehu dot buzëqeshjen teksa pozonte përkrah Callumit në pjesën e pasme të një makine.
Dua pritet të organizojë një festë të mbushur me të famshëm në Londër për Vitin e Ri, duke kurorëzuar një vit të jashtëzakonshëm për karrierën e saj. Burime pranë The Sun sugjerojnë se Dua dhe Callum po përgatiten për një nga ngjarjet më të diskutuara të natës së ndërrimit të viteve. Në listën e të ftuarve përfshihen emra të njohur si: Harry Styles, Emma Watson dhe Bella Hadid.