Dua Lipa flet për fëmijërinë: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

INA
INA

8 Qershor, 2023

Në Festivalin Hay në Uells, Dua Lipa u ngjit në skenë dhe përveç muzikës, ndau edhe një pjesë të saj.

Ajo foli për fëmijërinë e saj, përvojat e saj të rritjes në Angli dhe Kosovë, dhe se si e motivuan atë të ndjekë ëndrrën e saj dhe të bëhet një yll i popit. Duke iu referuar kohës kur lëvizte mes Kosovës dhe Londrës këngëtarja është shprehur:

“Kur isha shumë e vogël, ëndërroja të bëhesha një yll i popit, por kurrë nuk kam besuar se ishte diçka që mund të ndodhte në të vërtetë, unë kam qenë “fëmija i vogël” gjithë jetën time. Që herët kuptova natyrën e dyfishtë të trashëgimisë sime. Njerëzit gjithmonë më pyesin se nga vjen emri im. Isha krenare për këtë, por kur isha më e re doja të më thërrisnin diçka si Hanna, diçka normale dhe angleze”.

Dua Lipa u shpërngul në Kosovë në moshën 11-vjeçare me prindërit e saj, por në moshën 15-vjeçare u kthye në Londër për të përfunduar shkollën e mesme.

Ky tranzicion ishte i vështirë, por në moshën 17-vjeçare ajo ishte e vendosur të ndiqte një karrierë në muzikë.

“Babai im thotë se është e vështirë të më thuash jo. Unë insistova shumë. Sapo kisha filluar të shkruaja shumë, punoja me një producent. Isha 17 vjeç. Më ofruan një marrëveshje por producenti Felix më tha të merrja një avokat, i cili më tha të mos firmosja. Më pas më ndihmuan të hyja në studio” .

Vajza që ndjeu se nuk kishte një profil, tashmë është e njohur për të gjithë si një yll ndërkombëtar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5224

Taravari: Nëse lejohet rikthimi i Gruevskit, ASH do ta shyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Screenshot_2023-09-22-22-29-57-752-edit_com.android.chrome

Driton Kuka: Me zjarr, ujë dhe me xhudon e Kosovës s’ka lojë

Agim islami2

Amnistia / Agim Islami: Kriminelët është më me rëndësi të lirohen, sesa të pafajshmit!

Arben Taravari

Taravari: Ligji për Amnisti kalon javën e ardhshme

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

INFO

NA NDIQ