Dua Lipa: Më sulmojnë se nuk kam shtet, nuk ka identitet dhe se Kosova nuk është shtet

Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen WSJ, ku ka folur për rrënjët e saj shqiptare.

Ajo deklaroi se sulmohet shpesh në rrjetet sociale, se nuk ka identitet dhe shtet, dhe se Kosova nuk ekziston.

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston.

Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time është e vështirë për mua të mos as për të.

Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë” ka deklaruar këngëtarja me famë botërore.

Ndryshe, ajo është duke u bërë gati për turneun e saj të rradhës.