Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

Picture of Ina Online
Ina Online

16/05/2025

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i ri.

Ajo renditet e 34-ta me një pasuri të vlerësuar prej 115 milionë funtesh (rreth 134.6 milionë euro), pas suksesit me albumin “Radical Optimism” dhe performancave madhore, si ajo në Glastonbury.

Në krye të listës qëndron sipërmarrësi Dmitry Bukhman me 12.54 miliardë funtesh (rreth 14.7 miliardë euro), bashkëthemelues i gjigantit të lojërave Playrix, shkruan DailyMail.

Pas tij renditet Hugh Grosvenor, Duka i Westminster, me 9.88 miliardë funtesh (rreth 11.6 miliardë euro).

Në fushën e muzikës, Ed Sheeran është muzikanti më i pasur me 370 milionë funtesh (rreth 432.9 milionë euro).

Pas tij vijnë Harry Styles me 225 milionë funtesh (rreth 263.3 milionë euro), Adele me 170 milionë funtesh (rreth 198.9 milionë euro) dhe Daniel Radcliffe me 100 milionë funtesh (rreth 117 milionë euro) – i njëjtë me pasurinë e kapitenit të Anglisë Harry Kane.

Georgia Toffolo renditet më lart se Ed Sheeran në vendin e 12-të me një pasuri të kombinuar me bashkëshortin e saj, James Watt, prej 425 milionë funtesh (rreth 497.3 milionë euro).

Përpiluesi i listës, Robert Watts, vë në dukje se shumica e personave të përfshirë e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre – shumë prej tyre pa përfunduar universitetin – dhe një e treta kanë lindur jashtë Britanisë, si dëshmi e fuqisë tërheqëse të vendit për talente të rinj e ambiciozë.

TË FUNDIT

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË