Dua Lipa publikon video të rrallë nga fëmijëria, ku bashkë me kushërirën fliste në shqip

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u lind e u rrit në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Për rreth katër vite ajo jetoi në Kosovë, ku familja e saj mori vendimin për t’u kthyer në vendlindje kur ajo ishte 11 vjeçare.

Pavarësisht se është rritur jashtë, Dua nuk e ka harruar kurrë gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe në familjen e saj flitet vazhdimisht shqip.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka publikuar një video të rrallë të realizuar në fëmijërinë e saj, bashkë me kushërirën e saj, Lyrën.

Videoja i shfaq dy kushërirat në moshë shumë të vogël, teksa kanë eksperimentuar me produktet e kozmetikës, duke marrë një makijazh si të ishte për festën e Halloween-it.