Dua Lipa, rikthehet me “ish-in” e saj

“New Rules” dhe së fundmi “IDGAF” janë shndërruar në himne për të gjitha vajzat që kanë nevojë për disa këshilla sesi të heqin dorë nga një lidhje toksike.
Sa i përket Dua Lipa-s, këngëtarja e famshme mesa duket nuk i zbaton rregullat e saj pasi së fundmi përflitet se është ndarë nga këngëtari Paul Klein për t’u rikthyer në krahët e ish-it të saj. Dua dhe modeli bukurosh Isaac Carew kanë qënë të lidhur për dy vite ndërkohë që ndarja e tyre muaj më parë bëri bujë edhe falë “New Rules”. Sa i përket Paul Klein, dy artistët dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit por kjo lumturi fatkeqësisht zgjati shumë pak.
Burime për “The Sun” kanë treguar se Dua dhe Paul janë ndarë miqësisht në fillim të muajit janar dhe 22-vjeçarja ka nisur të kontaktojë ish-in e saj. Ajo dhe Isaac nuk janë takuar pasi modeli është i zënë me punë jashtë vendit. Ky lajm duket se ka mërzitur shumë fansat e këngëtares që besonin në këshillat e saj të cilat ajo vetë po i shpërfill. /Standard/