Dua Lipa shënon një tjetër sukses me “Don’t Start Now”

0

Projekti i fundit i Dua Lipës ka arritur një sukses të ri.
Dua Lipa po numëron arritjet e njëpasnjëshme me këngën “Don’t Start Now”, shkruan lajmi.net.
Me këtë projekt, ajo tashmë ka marrë 100 milionë klikime dhe shprehet shumë e lumtur.
“Videoklipi i Don’t Start Now ka marrë 100 milionë klikime! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen! Ju dërgoj gjithë dashurinë nga unë dhe Nabildo”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, së fundi është bërë e ditur se Dua Lipa do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Festivalit Sanremo.