Dua Lipa zhgënjen me fustanin, zgjidhet ndër të veshurat më keq në ‘AMAs’

0

Këngëtarja zhgënjen me përzgjedhjen e veshjes.
Ajo ka qenë ndër shumë të famshmet që ka parakaluar në tepihun e kuq të ceremonisë së ‘American Music Awards’.

Por, këtë herë Dua Lipa nuk është pëlqyer aspak nga fansat dhe njohësit e modës, përcjell Gazeta Express.

Në shumë revista, Dua dhe fustani i saj i bardhë ka ngjallur vetëm komente negative ndërsa ajo kryeson listat e të veshurave më keq në mbrëmjen e të martës.

Në anën tjetër, Bebe Rexha ka marrë vëmendjen për të mirë, e cila është paraqitur me një stil ndryshe kurse Rita Ora, si zakonisht ka marrë shumë lëvdata për dukjen.

Komentet

komentet