“Dua të copëtoj një fëmijë shqiptar”! Arrestohet serbi i frikshëm

0

Policia e Serbisë, e urdhëruar nga prokurorët kanë arrestuar këtë të shtune një person i cili e ka kërcënuar gazetaren Zana Cimili, gjatë ditës së enjte, mësohet nga burimet e televizionit rajonal N1.

Personi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, definuar si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”.

Personi i cili e kishte kërcënuar atë në rrjete sociale, i kishte thënë se “është dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptar” duke shtuar se shpreson “për një luftë të re në Kosovë gjatë së cilës shqiptarët do ta ndjejnë zemërimin serb”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e kishte marrë me shqetësim njoftimin e korrespondentes së televizionit regjional N1 në Kosovë, dhe kishte reaguar për këtë. Aktin e kanë dënuar edhe televizioni N1 dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë.

Madje për këtë, kishte reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila kishte thënë se “kërcënimet ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe e meritojnë të dënohen. Është e vështirë të mendohet se dikush në shekullin e 21, mund ta kërcënojë dikë në këtë mënyrë”.KJ/