‘Duartrokitja’ që kushton tri ndeshje suspendim

0

I ka kushtuar shtrenjtë Diego Simeone-s, trajneri i Atletico Madrid, duartrokitja ironike që i ka drejtuar arbitrit, i cili e ka përjashtuar atë gjatë ndeshjes së të mërkurës së kaluar, e luajtur në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kundër Sevilla-s. Drejtësia sportive, për këtë arsye, e ka ndëshkuar argjentinasin me 3 ndeshje skualifikim për “sjellje antisportive”.

Gjithsesi, Simeone do të jetë në stol në ndeshjen e kampionatit që Atletico do të luaj në “Wanda Metropolitano” kundër Las Palmas dhe do ta shlyejë dënimin ne tri ndeshjet e ardhshme të Kupës së Mbretit. Domethënë, në sezonin e ardhshëm. /Sovrani/