Dueli i parë televiziv Kovaçevski – Mickoski, çfarë thanë?

ina-online
ina-online

04/04/2024

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski janë ballafaquar me qëndrimet e tyre në një duel në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5, para fillimit të fushatës së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do mbahen 24 prill dhe 8 maj.

Kjo është përballja e parë e liderëve të dy partive më të mëdha, pretendente për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski tha se presidenti aktual Stevo Pendarovski që po garon për mandat të dytë ka kapacitet për të fituar, ndërsa Mickoski vlerësoi se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, do të kompensojë atë që është munguar në pesë vitet e fundit të mandatit të Pendarovskit.

“Në LSDM jemi të bindur se do ta fitojmë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e ardhshme pro-evropiane të Maqedonisë dhe Stevo Pendarovski do të zgjidhet president i vendit – sepse kemi vizion shumë të qartë dhe një plan shumë i qartë për të ardhmen evropiane të vendit që bazohet në vendime të guximshme dhe në një vizion të qartë dhe në një plan të qartë se si ta bëjmë atë”, tha Kovaçevski i pyetur se çfarë presidenti i duhet Maqedonisë së Veriut.

Mickoski tha se LSDM kërkoi një kohë të gjatë dhe më në fund gjeti një njeri “i cili është gati të humbasë”.

“Kam mendim të kundërt me atë që tha Dimitar Kovaçevski, sepse mendoj se Stevo Pendarovski si president nuk ka treguar asgjë, gjë që i dha titullin president. Qytetarët e panë atë, është shembull i shkëlqyer i një njeriu, profili i të cilit nuk i përshtatet të jetë president i shtetit, e aq më tepër të jetë baba i kombit, sepse nuk arriti ta bashkojë kombin”, tha Mickoski.

Sipas Kovaçevskit, Bashkimi Evropian (BE) dhe anëtarësimi në BE janë mundësia e vetme për ndryshime pozitive.

“Hapa të tillë kërkojnë guxim dhe vendosmëri. Negociatat nuk ishin të lehta sepse kur u bëra në krye të qeverisë atmosfera ishte e tensionuar. Kur diskuton për tema kaq të vështira, duhet të jesh i përgatitur, të duhet dituri, të duket sikur dikush të pret me thikë, por duhen marrë vendime, duke mos marrë vendime, shteti mbetet në “status quo”. Rrugën drejt BE-së e filluam me Kroacinë, Kroacia u evropianizua, ku jemi?”, tha Kovaçevski.

Mickoski kundërshtoi se ishte i shqetësuar kur dëgjonte se kundërshtari i tij po vendoste të ardhmen e fëmijëve të tij.

“Tani jam edhe më i shqetësuar kur dëgjoj se Kovaçevski vendosi për të ardhmen e fëmijëve të mi. Prisja të dëgjoja diçka tjetër. Korrigjim i vogël, ne e filluam procesin para Kroacisë, por për shkak të politikanëve të tillë jemi këtu ku jemi. Pa siguruar konsensus dhe pa kërkuar nga populli që të marrë vendime të tilla është katastrofike dhe kapitulluese”, tha Mickoski.

Kovaçevski tha se çështjet historike janë pjesë e marrëveshjes bilaterale me Bullgarinë, e jo e kornizës negociuese me BE-në, dhe pikërisht si rezultat i kësaj, Maqedonia menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese do t’i hapë të gjitha kapitujt për negociata me BE-në.

Fushata për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit fillon më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur fillon heshtja parazgjedhore, e cila zgjat deri më 24 prill.

Fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare nis më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Zgjedhjet e majit do të jenë zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga pavarësia e vendit, ndërsa presidenti do të zgjidhet për të shtatën herë.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ