Dugolli: I fundit që e nxori jashtë burgut Ukshin Hotin ishte Bronko Komatina

INA
INA

23/05/2023

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli, në emisionin “Këndi i Debatit”, ka rrëfyer për momentin e zhdukjes së mistershme të ish-burgosurit politik, Ukshin Hoti.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se zhdukja e intelektualit, është një brengë e madhe për të gjithë bashkëvuajtësit e tij.

“Baca Ukë, ishte njëri principiel, një njeri pedant, një njëri që fjala e tij zinte peshë, çdo bisedë e konsumime me të ka qenë një shkollë e veçantë. Prandaj, unë ruaj kujtimet më të mira për të. Ajo zhdukja e tij e mistershme është një brengë, një peng i madh jo vetëm për familjen, por për të gjithë ne bashkëvuajtësve të tij, për shkak se deri në momentin e fundit aty kemi qenë së bashku”, tha ai në Tëvë1.

Dugolli, ka thënë se e dinë që kush e ka marrë nga burgu Ukshin Hoti, si dhe e dinë emrin e mbikëqyrësit, që e ka nxjerrë jashtë objektit.

“E dimë se kush e ka marrë, e dimë emrin e mbikëqyrësit Bronko Komatina, ai e ka marrë për herë të fundit dhe e ka nxjerrë jashtë objektit. Ne nuk e kemi pa më tutje. Unë kam qenë në dhomën e parë dhe krejt çka kam mundur me pa derisa është larguar diku 10 metra prej pavionit, për shkak se më nuk kishte hapësirë ai këndi, më nuk shihej. Ne kemi dashur të përshëndetim atë, ata nga nxitimi që e morën nuk i dhanë hapësirë. Ai (Ukshin Hoti) i ngriti dy duart dhe tha që kemi me u pa shpejtë djema, do të shihemi shpejtë. Një përshëndetje e përgjithshme ka ndodhur me të”, tregoi Dugolli.

24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq, ku në periudhën 19 e deri më 24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

vjosa osmani okb un

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

Universiteti i Prishtines

Akuzohet për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra profesori Xhevat Krasniqi

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

vucic-kurti

Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

INFO

NA NDIQ