Duhet të dihet për fondin e ndihmave të diasporës për ndërtimin e Durrësit

0

Nga Skender Karaçica/

Diaspora shqiptare në Amerikë nëpër vite ka ndihmuar kombin e vet shqiptar edhe me ndihma matriale për të përballuar varfërinë dhe orën e rëndë vrastare të Serbisë fashiste në Kosovë(1990-1999). Termeti shkatrrimtar e tronditi Durrësin qytetin e lashtë dhe të qytetërimit evropianë,që shembi për toke tërë historinë e këtij qyteti dhe sinonim i historisë së kombit dhe Shqipërisë etnike.

Ndihmat ishin të mënjehershme nga të gjitha trevat tona etnike dhe diaspora shqiptare nëpër botë nga Evropa dhe Amerika. Në orët e para pas termetit,në sheshet nën gërmadha të Durrrësit historik,dolën të parët disa shoqata dhe individë herë me (ndonjë)adresë e herë jo,që,përmes thirrjes kërkonin ndihmë për ndërtimin e këtij qyteti.

Në të gjtha ekranet e TV-së shqiptare dhe të mjeteve të shkruara, i pari ndër të parët, hoxhë Elvis Naçe, i cili me autoritetin që ka krijuar këtyre viteve, ishte më i zëshmi në këtë fushatë të ditëve të para për Durrësin historik të kombit tonë. Çfarë u bë tutje,pak kush e di, besoj se as qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka ndonjë informacion(zyrtar) sesa mjete janë akorduar në (fondin Elvis Naçe)? Thuhet se janë akorduar më se 10 milionë evro në xhiro-llogorinë e tij, por asnjëherë deri tash nuk janë bërë ,,zyrtare,, se sa mjete ka fondi i hoxhë Elvis Naçe? Diaspora shqiptare nëpër botë dhe nga Evropa dhe Amerika,kërkon që fondi i hoxhë Elvis Naçe të bëhet zyrtar dhe mjetet matriale (evro dhe dollar)të dorëzohen në xhiro-llogorinë e Komisionit shtetëror të qeverisë në Tiranë(me kryetar të këtij komisioni)Abrben Ahmetaj,nëse nuk ka ndërruar adresën në Durrës ose në Tiranë? Fondi i ndihmave matriale të diasporës dhe të kombit shqiptar nga të gjitha trevat etnike në Ballkan të bëhen zyrtare dhe kërkojmë transporencë zyrtare të qeverisë në Tiranë për centët e fundit për ndërtimin e Durrësit!