Në emisionin “Opinion” Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rrëfyer emocionet e përjetuara pas fitores ndaj Serbisë.
Duka ka treguar dhe takimin e parë pas fitrores me trajnerin Sylvinhon në korridoret e stadiumit.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: “Në momentin e fundit pashë që në korridorin drejt dhomave të zhveshjes u takuat me Sylvinhon. Çfarë i the?”
Armand Duka: Në fakt, nuk arrita t’i them asgjë. Silvio ishte shumë i emocionuar, shumë i…
Blendi Fevziu: Mora vesh që kishte pirë pesë shishe me ujë të gazuar, siç u tha gazetarëve.
Armand Duka: U mundova që ta qetësoj dhe, le të themi, ta përqafoj në një farë mënyre, ta përgëzoj për atë që arritëm, por ishte shumë i emocionuar. Dhe unë e di se ka goxha eksperiencë, por puna e trajnerit është shumë e vështirë dhe emocionet e tij pas ndeshjes… i kam provuar edhe më keq se Silvio tani.