Dukagjin Lipa “godet” Ramën dhe Vuçiqin, çka thotë për “Open Balkan”

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa është përfshirë në një debat në Twitter rreth Open Balkan.

Lipa ka replikuar mbi një foto të vitit 1945, kur komunistët shqiptarë, jugosllavë e rusë mbanin mbledhje të përbashkët.

Ai ka shkruar se krahasimi i vitit 1945 me Open Balkan është i qëlluar, dhe përpjekja për të qenë të hapur ka kushtuar me 50 vjet ndarje.

“Krahasim i qëlluar. S’mund të thuhej më mirë. Kjo është çfarë njerëzit po harrojnë. Në përpjekjen për t’u bërë “të hapur”, na ka kushtuar 50 vjet ndarje”, ka shkruar ai.