Dullovi: Deputeti shqiptar më tregoi kur bëhen bashkë Vmro e LSDM

Nje deputet shqiptar ne nje prej perberjeve te mehershme te Parlamentit te Maqedonise, me kishte thene se perkunder perplasjeve te shumta ne publik mes LSDM- VMRO, ai kishte krijuar bindjen se per nje ceshtje, te dy partite maqedonase kishin koncenzus. “Gjithmone kur duhej kundershtuar ndonje kerkese shqiptare, ata koordinonin veprimet e tyre”, thoshte ky deputet.
Dicka e ngjajshme ndodhi edhe sot, vmro dorezoi mbi 600 amendamente kunder ligjit per shtetesi, ndersa lsdm tha se nuk do ta votoje propozimin e opozites shqiptare.

Ne kete situate, shtrohet pyetja, kujt duhet ti sherbeje deputeti shqiptar ne kete parlament nese jo qytetarit si karatistit Enver Idrizi, gjysmes se banoreve te fshatit Sopot, por edhe shume shqiptareve tjere qe ky shtet i ka shpallir te huaj ne token e vet. Kjo bllokade e zgjidhjes se problemit ne menyre institucionale, meriton nje bllokade totale te punes se parlamentit, dhe jo vetem nga opozita, por edhe nga deputetet shqiptare qe perkrahin qeverine.

Ndryshe, atehere me vetedije ata do te pranonin te luanin rolin e statistit dhe voajerit, derisa koleget maqedonas u bejne “sex grupor” te drejtave elementare te shqiptareve te garantuara edhe me Konventat e shumta nderkombetare per te drejtat e njeriut.