Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se për afër 5 muaj sa janë në qeverisje, janë rritur pagat e arsimtarëve që siç bëri të ditur, shumë shpejtë do të ketë rritje të pagave edhe në sektorin e shëndetësisë.
“Për afër 5 muaj në qeverisje, kemi arritur të harmonizojmë koeficientët me sektorin e arsimit ku arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë 5 për qind rritje në pagat e tyre. Shumë shpejtë do arrijmë në përfundim edhe me rregullimin e koeficientit në shëndetësi të cilët punojnë në spitalet tona, do të kenë rritje të pages prej 40 deri në 50 për qind”, tha Besar Durmishi në Daily Click